RRETH NESH

Duke kombinuar përvojën e gjatë me institucione financiare në menaxhimin e kredive, kthimin dhe mbledhjen e borxheve të kredive, si përvojës e proceset gjyqësore, Debt Loan Recovery Sh.P.K. është themeluar si kompani private për të iu përgjigjur në mënyrë ekskluzive nevojave për kthimin e borxheve të prapambetura të kredive afatgjata. Trendi ne rritje I kredive jo performuese ne industrine finansiare ka paraqitur nevojen e themelimit te kompanive te specializuara ne fushen e kolektimeve te kesaj kategorije te kredive.


Objektivë e punës sonë bëhet identifikimi, sipas rasteve individuale, i metodave më efektive të kthimit të borxhit dhe kjo arrihet falë shkallës së gjerë të njohurive profesionale, dhe në këtë mënyrë, puna jonë shndërrohet në objektivë të krijimit të partneritetit me klientin për të kthyer borxhet e kredive të këqija dhe afatgjata, duke ofruar metoda efektive në mbledhjen a atyre borxheve, e duke i mundësuar kompanisë suaj që të fokusohet në drejtim të punës së mirëfilltë.

Nëse rrugët dhe mjetet për të mbledhur borxhet e vjetra të kredive, u janë zvogëluar apo shteruar ju mund të i drejtoheni kompanisë sonë për të ju ndihmuar që të i ktheni ato.